Buzëkuqi i kuq, nuanca e duhur për çdo lloj lëkure!

Buzëkuqi nuk mungon asnjëherë në çantën e vajzave, por duhet të dini sesi të zgjidhni pikërisht atë të duhurin. Buzëkuqi ndikon në ndryshimin e tipareve të fytyrës suaj kështu që kujdesuni të zgjidhni atë që u duhet!
Eshte e vërtet që buzëkuqi i kuq u shkon të gjithave. Sekreti qëndron tek zgjedhja e tonalitetit të duhur. Sa herë që blini një të kuq buzësh duhet të merrni gjithmonë parasysh ngjyrën natyrale të buzëve tuaja.
•Buzëkuq i kuq mat për buzë mishtore: Të gjitha femrat do të donin të kishin buzë mishtore. Për të evituar një rezultat vulgar zgjidhni një buzëkuq mat duke lënë mënjane efektin glossy i cili do i bënte buzë të dukeshin më të fryra si tullumbace.
• E kuqe e çelët për buzë të holla: Duhet të dini një sekret, ngjyrat e forta dhe të errëta i bëjnë buzët të duken edhe më të holla, kështu qe është mirë të përdorni tonalitete të çelura të së kuqes.
• E kuqe qershi për brune me sy te çelur: Nëse jeni brune me sy dhe lëkurë te çelur përdorni një buzëkuq qershi të ndezur pasi është ideal për të nxjerrë në pah këto kontraste.
• E kuqe bordeaux për femrat me lëkurë të bardhë si porcelan: Për ato vajza që kanë lëkurë të bardhë si një kukull porcelani dhe flokë të zinj, këshillohet e kuqja në ngjyrën Bordeaux (ngjyra e verës). Merrni frymëzim nga Dita Von Teese.
• E kuqe luleshtrydhe për biondet: Ndonjëherë duket sikur zgjedhja e buzëkuqit të kuq është më e thjeshtë për femrat bionde. Jo domosdoshmërisht ndodh kështu. Në qoftë se keni flokë në nuancat e grurit, mjaltit dhe krem karamelit , zgjedhja e duhur është e kuqja luleshtrydhe.
https://www.etos.al/shiseido-modern-matte-lipstck-529
https://www.etos.al/clarins-joli-rouge-brillant-lipstick-742s-soft-berry
https://www.etos.al/estee-lauder-pure-color-desire-rouge-301-outsmart
https://www.etos.al/estee-lauder-love-lipstck-320-burning-love