A ka rëndësi SPF?

SPF është shkurtimi për " Sun Protection factor" -faktorin e mbrojtjes nga dielli. SPF ndihmon për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezatimi i diellit.
Dielli lëshon dy lloje rrezatimi: rrezet UVA dhe UVB. Rrezet UVA kontribuojnë në shenjat e plakjes në lëkurë, si rrudhat dhe lëkundjet. Rrezet UVB janë më kancerogjene dhe shpesh janë përgjegjëse për djegien nga dielli.
Kremrat me spektër të gjerë ose të plotë ofrojnë mbrojtje nga të dy format e rrezatimit.
Prodhuesit llogarisin SPF duke u bazuar në kohën që i duhet lëkurës së lyer me krem mbrojtës të digjet, në krahasim me atë pa krem.
Është e rëndësishme të shohim, nëse kremi na ofron mbrojtje të plotë dhe nëse përshtatet me tipologjinë e lëkurës sonë.
Për rastet e hyrjes në ujë apo djersitjes së theksuar kremrat mbrojtës mund të jenë edhe:
- water resistant (i rezistojnë ujit për 40 minuta),
- very water resistant (i rezistojnë ujit për 80 minuta).
Mëposhtë ju sugjerojmë disa kremra me faktor mbrojtës:
https://www.etos.al/sun-by-creme-de-la-mer-the-spf50-uv-protecting-fluid-50ml
https://www.etos.al/shiseido-expert-sun-aging-protection-cream-spf50-50-ml
https://www.etos.al/shiseido-sports-invisible-protective-mist